1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier: SHBA mendon se ka ardhur koha që të ecët përpara me Asociacionin

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier të mërkurën ka thënë se është koha që të ecët përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kështu deklaroi ambasadori Hovenier sot gjatë një vizite në Komunën e Gjakovës.

“Dy orë pas takimit e kam dhënë një deklaratë për shtyp, dhe aty e kam shprehur dhe këndvështrimin tonë se si ka shkuar takimi i djeshëm. Mendoj që ka qenë një mundësi e rëndësishme për një shkëmbim të plotë të ideve. ShBA mendon që tani ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës të ecë përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nuk duhet të jetë ‘republikë serbe’ dhe jo me kompetenca ekzekutive”, ka thënë ambasadori amerikan në Gjakovë.

Ndërsa, kryetari Gjini tha se Gjakova e Kosova e gëzojnë mbështetjen e Amerikës.

“Gjakova po edhe e gjithë Kosova e ka gëzuar një mbështetje të jashtëzakonshme që pak popuj në botë e kanë gëzu prej SHBA-së, që prej kohës së luftës e menjëherë pas luftës kur e kemi rindërtuar gjithë qytetin e djegur, e kemi bërë me ndihmën e SHBA-së”, ka thënë Gjini.

Ndryshe, të martën në Ambasadën amerikane në Prishtinë u mbajt një takim në të cilën u diskutua për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nikoqiri i takimit, ambasadori Jeffrey Hovenier theksoi se nuk mbështesin asnjë aranzhim që shkel Kushtetutën e Kosovës, që nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 e as që do të kërcënonte sovranitetin, pavarësinë, karakterin shumetnik dhe institucionet demokratike të Kosovës. /Telegrafi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img