Site icon PrishtinaPress

Hovenier: Rugova ishte inspirim për mua

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës sot po mban konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe perëndimi”.

Me këtë rast ka folur edhe ambasadori i ShBA-së Jeffrey Hovenier.

Hovenier tha se Rugova “ishte inspirim për të”.

“Edhe në ditën time të fundit si Ambasador në Kosovë do të vendos lule tek shtatorja e presidentit Rugova, si shenjë respekti për të, për mënyrë se si ai i ka bërë gjërat”, tha ai.

Diplomati amerikan kujtoi shumë kohë më parë se si e mori dhuratën e çmuar nga presidenti historik.

“Dhe sot kur ulem dhe i pres mysafirët e mi në ambasadë, e kam të vendosur mbi tavolinë gurin e çmuar (kristalin) e dhuruar nga presidenti Rugova”, tha ambasadori amerikan.

Pjesë e kësaj konference janë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ish-kryeministri i Italisë Massimo D’Alema, e shumë personalitete të tjera me rëndësi.

Exit mobile version