2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier ripërsëritë dy kushtet e SHBA-së për Kurtin

Ambasadori i SHBA-s në Prishtinë, Jeff Hovenier ka qëndruar sot në objektin e Qeverisë së Kosovës për takim me kryeministrin Albin Kurti.

Diplomati amerikan ka thënë se është çështje urgjente që të de-eskalohet situata në veri të Republikës së Kosovës dhe thotë se për të ndodhur kjo rruga është e qartë.

Sipas Hovenier, tre kryetarët e komunave veriore duhet të punojnë nga objekte alternative dhe që policia e Kosovës të largohet nga objektet e komunave në veri.

Ai thotë se SHBA-ja nuk sheh arsye që në këtë moment kryetarët e rinj të qëndrojnë ne objektet e komunave veriore dhe se prania e policisë në objekte nuk i kontribuon qetësimit të situatës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img