Site icon PrishtinaPress

Hovenier: Qeveria të bëjë përpjekje për të rritur numrin e grave police

Me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, u vu në theks rëndësia dhe të arriturat e këtyre të fundit në shërbimin e qytetarëve të Kosovës, për të krijuar siguri dhe rend. Gjithashtu, u premtua përkrahje e vazhdueshme nga përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë, që gratë police të Kosovës të shtohen në numër dhe të arrijnë sa më shumë rezultate.

Ambasadori i  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier tha se besojnë se gratë janë thelbësore për suksesin e misionit të Policisë së Kosovës, për të mbrojtur dhe për t’i shërbyer qytetarëve të Kosovës.

Ai shtoi se SHBA-ja e ka prioritet ndihmën ndaj sektorëve të drejtësisë penale të Kosovës.

Ambasadori Hovenier potencoi se globalisht nuk ‘po ecim mirë’, sa i përket përfshirjes së grave në polici dhe organe të tjera të drejtësisë. Ai shtoi se pret nga Qeveria e Kosovës që të vazhdojë përpjekjet për të rritur shifrën e grave pjesëmarrëse në polici.

Ndërkaq, përfaqësuesi i OSBE-së në Kosovë, Edëard Anderson i përgëzoi gratë police për punën e tyre, derisa tha se shkaku i sigurisë që ofrojnë ato, qytetarët mund të flenë dhe të ecin të qetë. Ai shtoi se do të vazhdojnë me mbështetje ndaj Policisë së Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha vlerësoi lartë punën e grave police, derisa shtoi se ato janë shembull i vendeve në rajon sa i përket rezultateve të arritura.

Hoxha potencoi se mburren me punën e policeve të Kosovës, derisa përmendi edhe sfidat e vazhdueshme që kanë pasur./KP/

Exit mobile version