3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier për dronët që SHBA ia dha donacion Policisë dhe IPK’së: Do të ndihmojnë në luftimin e krimit të organizuar

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur rreth dronëve që SHBA i dhuroi Policisë dhe IPK’së.

Ai tha se këta dronë do t’i përmirësojnë aftësitë për të luftuar krimin e organizuar.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur prej kohësh Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës përmes trajnimeve dhe pajisjeve për të ndihmuar që ata të përmbushin në mënyrë efektive përgjegjësitë e tyre për zbatimin e ligjit në Kosovë. Sot dhuruam fluturake pa pilot që do të përmirësojnë aftësitë e tyre për të luftuar krimin e organizuar dhe për të përmirësuar sigurinë publike për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Hovenier në platformën X.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img