-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier: Nuk ka BE e NATO për Kosovën pa progres në dialog

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se kërkesat që qeverai e tij ka karshi asaj të Kosovës, në lidhje me veriun e vendit, nuk janë presion.

Sipas tij, ato janë thjesht kërkesa në të mirë të Kosovës. Për më tepër, ai tha se “i ambasador amerikan në Kosovë, është shumë shumë komfort me atë që po i kërkohet Kosovës të bëjë dhe atë që po i kërkohet popullit të Kosovës të bëjë”.

“Atë çfarë po i kërkojmë Kosovën unë nuk e shoh si presion, hiq. I shoh që janë një numër kërkesash legjitime nga ShBA dhe partnerët, që avancojnë këto synime strategjike”, tha Hovenier në një bashkëbisedim me një grup gazetarësh të medieve të ndryshime, ku ishte edhe Klan Kosova. “Kosova s’do të jetë e aftë të bëhet anëtare e BE-së, nuk do të jetë e aftë të hyjë në Partneritetin për Paqe e pastaj të bëhet anëtare e NATO-s, dy synime fundamentale të ShBA-së që dëshiron të ndodhin, pa bërë progres në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

Ai tha se qeveria e tij, pro edhe BE-ja i kërkojnë Kosovës të avancojë negociatat dhe konkluzat e negociatave për të themeluar Asociacionin për komunat me shumicë serbe. Në këtë kontekst, ai garantoi se ky mekanizëm nuk do të jetë i rrezikshëm për funksionimin e shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Kemi qenë të qartë se si e shohim asociacionin. Që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, që nuk është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe që nuk është një nivel shtesë i qeverisjes”, tha ai. “Ne kemi qenë shumë të qartë. Jam shumë rehat për t’ia bërë këto kërkesa Qeverisë së Kosovës. Mendoj që është politikë e mirë dhe legjitime të shoh këto gjëra teksa avancojnë”.

Duke shtuar se “nuk duhet të ketë dyshim dhe se është shumë e qartë ShBA-ja ka një përkushtim afatgjatë e të vendosur për popullin e Kosovës”, Hovenier tha se amabasada amerikane në Prishtinë ka tri qëllime të mëdha strategjike për Kosovën. E para, sic tha, ështa ta mbështesë Kosovën të marrë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euro-atlantike. E dyta dhe e treta kanë të bëjnë me mbështetjen e ekonomisë dhe qeverisë kosovare që të jenë më efektive për qytetarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img