6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier në shtëpinë e djegur të serbit që po planifikonte te kthehej në Istog – ka një apel për institucionet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shkuar në fshatin Veriq të Komunës së  Istogut, ku të hënën i është vënë zjarri një shtëpie.

Shtëpia e sapo ndërtuar ishte është pronë e një serbi, që planifikonte kthimin në Kosovë, sipas raporteve zyrtare.

Këtë akt ambasadori amerikan e cilëson si kriminal, duke shtuar se është një përpjekje për t’i penguar të drejtën e serbëve për rikthim në Kosovë. Ai ka kërkuar nga institucionet që të kujdesen për të drejtën e serbëve për kthim në Kosovë.

”Kjo shtëpi në Istog ka pësuar një zjarrvënie kriminale. E vizitova për ta parë vetë, me lejen e familjes, e cila synonte të kthehej në pronën e tyre. Unë e dënoj këtë sulm me zjarrvënie dhe këtë përpjekje për të frikësuar një familje që të mos ushtrojë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpinë e tyre“, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter teksa ka publikuar një video ku gjendet po në atë shtëpi.

Lajmin për djegien e kësaj shtëpie e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Dje rreth orës 08:00 një fqinj i viktimës ka njoftuare se në fshatin Veriq një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia dhe pastaj kanë dalë edhe njësitet kompetente dhe eksperti i zjarrit”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Ndërkaq për këtë rast ka reaguar e OSBE në Kosovë, duke e dënuar aktin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img