-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier mohon se ShBA-të i dhanë përkrahje procesit zgjedhor në katër komunat veriore

Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier ka mohuar se i ka dhënë mbështetje procesit të jashtëzakonshëm zgjedhor që u mbajt në katër komunat veriore, më 23 prill.

Në këto zgjedhje lokale pati një bojkotim jashtëzakonisht të madh nga serbët. Po ashtu, në këtë proces zgjedhor nuk mori pjesë Lista Serbe.

“Do të kontestoj qëndrimin tuaj se i kemi dhënë mbështetje këtij procesi. Vendimi është marrë nga qeveria e Kosovës”, tha Hovenier në RTV 21, kur u pyet nga gazetari se pse i ka dhënë mbështetje një procesi zgjedhor që kishte probleme me legjitimitetin, por jo edhe ligjshmërinë.

Ai po ashtu tha se nuk pajtohet se ShBA-të dhanë mbështetje për këtë proces. Hovenier tha se veç u kanë dhënë këshilla autoriteteve të Kosovës mbi mbajtjen e zgjedhjeve.

“Nuk pajtohem. Nuk pajtohem fuqishëm. Atë që thamë është se nuk e kundërshtojmë Qeverinë e Kosovës për të përmbushur përgjegjësinë ligjore. Po kthehem te pika e parë, pse u mbajtën zgjedhjet? Pati zgjedhjet për shkak se katër kryetarë dhanë dorëheqje. Mbase ju e dini më mirë se sa unë se çfarë parasheh ligji i Kosovës por në shumicën e demokracive kur një zyrtar i zgjedhur jep dorëheqje duhet të mbahet një proces ligjor për t’i zëvendësuar ata”, shtoi diplomati amerikan.

“Ne i dhamë këshilla autoriteteve të Kosovës për këtë. Por nuk mund të them se e mbështetëm këtë. Atë që bëmë është se shprehëm të kuptuarit tonë se si duhet të procedohet. Dhe ne qartazi nuk i dekurajojmë autoritetet e Kosovës që të punojnë në përputhje me ligjin e tyre”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img