Site icon PrishtinaPress

Hovenier mirëpret vendimin për furnizim me barna të spitaleve në komunat me shumicë serbe

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përshëndetur vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për furnizim me barna të spitaleve dhe qendrave mjekësore nëpër komunat me shumicë serbe.

“I bashkohem kolegut tim nga BE, për të mirëpritur miratimin e shpejtë të vendimit nga ministri Vitia për donacionet me barna dhe furnizimet mjekësore. E përgëzoj përkushtimin e tij të vendosur për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.

Paraprakisht gjatë ditës, edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, ka bërë të ditur se e vlerëson veprimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për aprovimin e furnizimit me barna të spitaleve dhe QKMF-ve për komunitetet me shumicë serbe.

“E vlerësojmë miratimin e shpejtë nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ekipi i tij i kërkesës për ofrimin e barnave dhe furnizimeve mjekësore për spitalet dhe qendrat shëndetësore në zonat e komunitetit me shumicë serbe të Kosovës”.

“Shpresoj se do të dorëzohen shpejt”, ka shkruar Szunyog në X.

Exit mobile version