Site icon PrishtinaPress

Hovenier me kërkesë për Kurtin: Të mos hapen me forcë dyert e komunave në Veri për ta kryer betimin

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka qëndruar sot për vizitë në kryeministri ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti. Hovenier ka treguar se kanë biseduar për çështjen e zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri dhe për procedurat e marrjes së detyrave nga kryetarët e zgjedhur.

Diplomati amerikan teksa ka rikujtuar deklaratat e djeshme, ka thënë se SHBA-ja mendon se nuk është ide e mirë që të përdoret forca për të pasur qasje në ndërtesat e komunave të cilat mund të mos jenë të qasshme.

“Unë i kam bërë disa komente dje. Ne folëm për të njëjtën gjë. SHBA-ja mendon që kjo gjë duhet të përfundojë, duhet të shmangen konfliktet dhe veprimet që çojnë në rritjen e tensioneve në veri. Ne nuk mendojmë që është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat që mund të mos jenë që qasshme”, ka thënë ambasadori amerikan.

Dje Hovenier ka deklaruar se “zyrtarët e zgjedhur” duhet të realizojnë procedurat e betimit vetëm në ato objekte ku janë të dëshirueshëm.

 

Exit mobile version