Site icon PrishtinaPress

Hovenier kujton vizitën e Bob Dole para 34 vjetësh: Solli mbështetje për luftën e popullit të Kosovës

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka kujtuar vizitën e para 34 vjetësh të senatorit Bob Dole në Kosovë.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se Hovenier është shprehur që kjo vizitë ka sjellur njohje ndërkombëtare dhe mbështetje për luftën e popullit të Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

“I nderuar të përkujtoj trashëgiminë e Bob Dole dhe kolegëve të tij senatorë dhe ndikimin e thellë të vizitës së tyre në Kosovë 34 vjet më parë. Kjo vizitë solli njohje ndërkombëtare dhe mbështetje për luftën e popullit të Kosovës”.

“Le t’i nderojmë ata duke vazhduar të avancojnë dhe të jetojnë parimet e lirisë, drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe demokracisë”, ka thënë tutje ai.

Exit mobile version