Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se nëse kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, nuk udhëton në SHBA me ftesë të qeverisë amerikane.
Këtë ai e tha në bashkëbisedimin që pati sot për Radio Evropa e Lirë, ndërsa u pyet për të konfirmuar prezencën e Kurtit në atë ngjarje, transmeton klankosova.tv.
”Sa e di unë, kryeministri Kurti planifikon të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI – National Democratic Institute). Por, të jemi të qartë, kjo nuk është ftesë nga Qeveria amerikane”.