0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier: Jemi të shqetësuar për ndalimin e zëvendësdrejtorit të policisë, Jankoviq

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka shprehur shqetësimin për ndalimin nga autoritetet serbe të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ai ka deklaruar se Jankoviq është i njohur për Ambasadën Amerikane dhe se i njëjti ka ndihmuar në sigurimin e një force policore të integruar.

Hovenier ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen me BE-në se Serbia me ndalimin e udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova ka shkelur marrëveshjen për lëvizjen e lirë.

Sa i përket ndalimit të udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova në kufijtë me Hungarinë dhe Kroacinë, sipas Kosovapress, Hovenier tha se ShBA-të pajtohen me qëndrimin e Bashkimit Evropian.

Në konferencën e mbajtur të enjten, Hovenier është pyetur edhe për takimin në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, ku deklaroi se fokusi mes palëve duhet të jetë arritja e zbatimit të plotë të marrëveshjes bazë dhe aneksit të saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img