Site icon PrishtinaPress

Hovenier ia kujton Mimoza Kusarit se Radojiçiq është në listën e zezë të SHBA’ve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, është pyetur nga gazetarët edhe rreth publikimit të disa përgjimeve ku e përfshirë është shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiq i Listës Serbe, ndërsa përmendet edhe Milan Radojiçiq.

Duke mos dashur të komentoj më shumë, Hovenier theksoi se Radojiçiq është në listë të zezë të ShBA-ve.

“Nuk mund të flas shumë për këtë, liderët politikë në Parlament kanë komunikim me të gjithë palët. Por Radojiçiq ju e dini se është në listë të zezë të ShBA-ve”, tha ai.

Ambasadori amerikan potencoi se e ka të vështirë të thotë se janë afër arritjes së një zgjidhje për situatën në veri.

Exit mobile version