Site icon PrishtinaPress

Hovenier i ndan çmimin “Gruaja e Guximshme” gazetares Venera Xhoxhaj – Adili

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier i ka ndarë çmimin “Gruaja e Guximshme” gazetares Venera Xhoxhaj – Adili.

Xhoxhaj-Adili ishte sulmuar gjatë protestave në veri gjatë vitit të kaluar.

Hovenier ka thënë se puna e saj është në mbështetje të ndërgjegjësimit për komunitetet e margjinalizuara në vend.

“Venera Xhoxhaj Adili ka qenë e patrembur në aktivitetin e saj për të raportuar të vërtetën – edhe përballë kërcënimeve fizike. Krenar që e njoh punën e saj në mbështetje të ndërgjegjësimit për komunitetet e margjinalizuara anembanë Kosovës dhe, së fundmi, raportimin për protestat e dhunshme në qershor të vitit të kaluar. Faleminderit, Venera, për përpjekjet tuaja.” – ka thënë ai.

Exit mobile version