Site icon PrishtinaPress

Hovenier flet për vrasjen e Liridonës

Një javë pas vrasjes së Liridonës, ka folur edhe Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, sipas tij ky rast tregon se duhet që të punohet me seriozitet në nivel të shoqërisë.

Ai me tej ka shtuar tha se në bazë të disa anketave 76 për qind e qytetarëve mendojnë që partitë politike duhet të mundësojnë pjesëmarrje të barabartë të grave dhe burrave në politik.

Sipas tij, 62 për qind besojnë që ngacmimin në internet dhe prortretizimet negativ në politik dekurajon pjesëmarrjen e tyre në politik. Ai këto komente i bëri në kuadër të konferencës për Integritetin e Informacionit DISICON, organizuar nga NDI.

“Tema e këtij viti është thelbësore për ndërtimin e demokracive në botë. Këtë javë dëgjuam edhe për një rast të femicidit dhe kjo tregon se sa është e nevojshme që të punohet në nivel të shoqërisë. Jam shumë i sigurt që i keni parë rrjedhat shqetësues të gjuhës së urrejtjes ndaj grave, komunitete LGBT dhe komuniteteve të tjera nëpërmjet rrjeteve sociale. Ende ka edhe shumë vend për përmirësim nuk po flas vetëm për Kosovën. Duhet ta marrim me seriozitet dhe duhet të përgjigjemi me efikasitet për t’i ndalur aktet keqdashëse. Dëshiroj të flas diçka për ndryshimet në opinion publik në Kosovë sa i përket gjinisë, në bazë të anketave 76 për qind e qytetarëve mendojnë që duhet te mundësojnë pjesëmarrjen të barabartë të grave dhe burrave në politikë, 62 për qind besoj ë që ngacmimin në internet dhe protetrizimu negativ në politik dekurajon pjesëmarrjen e tyre në politik. Këto statistika na tregojnë se qytetar ë Kosovarë janë të gatshme për ta mbështetur ndryshimin”, tha ai.

Exit mobile version