Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në fjalimin e tij të fundvitit ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Hovenier ka thënë se SHBA-ja pret përparim të njëmend gjatë vitit 2024, teksa ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin obligimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit.
Po ashtu, diplomati amerikan, ka kërkuar që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Ambasadori amerikan ka thënë se procesi i normalizimit Kosovë-Serbi përmbyllet me njohje reciproke dhe ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të Implementimit është hap i madh drejt këtij synimi.