Site icon PrishtinaPress

Hovenier e sheh “miks” raportin SHBA-Kosovë: Nganjëherë ka pasoja kur s’veprohet sipas këshillave tona

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në një bashkëbisedim me gazetarët është pyetur edhe për raportet aktuale në mes të Kosovës dhe SHBA-së pas acarimit të ndodhur për shkak të veprimeve të Qeverisë Kurti në veri.

Hovenier ka thënë se SHBA-ja ka synime strategjike sa i përket Kosovës dhe askush nuk mund të vendosë në pikëpyetje përkushtimin e SHBA-së për popullin e Kosovës dhe Kosovën.

Ai tutje ka thënë se s’është suprizë nëse do të thotë se kanë pasur dallime me Qeverinë e Kurtit për atë se si duhet të ndodhnin disa gjëra.

Këtu ka përmendur qëndrimin e SHBA-së të ndryshëm nga Qeveria e Kosovës për atë se si do të duhej të procedohej me situatën në veri pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

“Ne kemi qenë kritikë dhe kemi konsideruar se s’ka qenë e nevojshme dhe kemi kërkuar që kryetarët të punojnë nga lokacione alternative”, ka thënë Hovenier teksa ka folur për vendimin e Qeverisë për të dërguar kryetarët në objektet komunale nën përcjellje policore.

Diplomati amerikan ka thënë se sitauta e raporteve SHBA-Kosovë është mikse, meqë për disa çështje kanë bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë Kurti dhe për disa çështje kanë dallime. Por potencon, se SHBA respekton të drejtën e Kurtit për t’i bërë zgjedhjet e tij dhe atë se çfarë mendon se është më e mira për Kosovën.

“Do të thoja që është një situatë mikse. Në disa cështje bashkëpunojmë ngushtë me Qeverinë Kurti dhe po i bëjmë disa gjëra shumë të mira bashkë. Në disa cështje tjera kemi dallime. Por respektojmë të drejtën e kryeminitrit të Kosovës për t’i bërë zgjedhjet e tij dhe atë çfarë mendon se është më e mira për vendin e tij. Ai është kryeministër i zgjedhur në mënyrë demokratike i një shteti demokratik”, ka thënë Hovenier.

Ai ka thënë se SHBA jep këshilla dhe sugjerime dhe provon të punojë me Kurtin për gjëra të cilat shmangin eskalimin e stuatës dhe problemet të cilat mund të pengojnë arritjen e synimit strategjik për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit në plotni nga të dy palët.

“Por gjithahstu do të thoja gjithashtu se japim këshilla dhe sugjerime, dhe provojmë të punojmë me të për të bërë gjëra që shmangin eskalimin dhe problemet që mund të pengojnë punën që ne duam të bëjmë së bashku për synimin strategjik për arritjen e implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit nga të dy palët”.

Megjithatë, Hovenier potencon se nganjëherë ka pasoja ndaj Kurtit kur s’është niveli i duhur i koordinimit apo bashkëpunimit apo kur këshillat siaps perspektivës së SHBA-së nuk pranohen plotësisht apo kur nuk veprohet në bazë të tyre.

“Nganjëherë ka konsekuenca ndaj tij kur nuk është ai nivel i koordnimit apo bashkëpunimit dhe kur këshillat tona, sipas perspektivës sonë, nuk pranohen apo nuk veprohet sipas tyre”, ka potencuar ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Exit mobile version