Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka mirëpritur takimin e zhvilluar mes ministrit kosovar të Mbrojtjes, Ejup Maçedonci dhe ndihmëssekretarit amerikan për Europë dhe Euroazi, Jim O’Brien.
Hovenier këtë takim e cilëson tejet të rëndësishëm, ndërsa thekson se bashkëpunimi i SHBA-së, në sektorin e sigurisë është thelbësor për arritjen e synimeve të përbashkëta me Kosovën.
”Takim i rëndësishëm mes ministrit Ejup Maqedonci dhe ndihmëssekretari O’Brien sot. Bashkëpunimi ynë në sektorin e sigurisë është thelbësor për arritjen e qëllimeve tona me Kosovën, duke përfshirë mbështetjen e integrimit të plotë të Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike”.