Site icon PrishtinaPress

Hovenier: Duhet bërë më shumë për të sjellë drejtësi për të zhdukurit

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Jeff Hovenier, ka thënë se duhet bërë më shumë për të garantuar drejtësi për të zhdukurit dhe familjarët që ende nuk kanë marrë përgjigje për më të dashurit e tyre që i humbën para 23 vitesh.

“Sot, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne qëndrojmë pranë familjarëve të cilëve edhe pas më shumë se 20 vjetëve, ende u mungojnë përgjigjet për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur. Duhet bërë më shumë për të garantuar drejtësi dhe përmbyllje për këto familje dhe ata që i humbën”, ka shkruar ambasadori Hovenier në Twitter.

Më 27 prill në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve. Po ashtu, sot shënohet përvjetori i 23-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku u vranë 376 persona për faktin e vetëm se ishin shqiptarë.

Exit mobile version