2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier derishon të jetë ambasador në Prishtinë: Do të ishte nder të sherbeja në Kosovën pro-amerikane

Jeffry M. Hovenier ka paraqitur sot në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të senatit amerikan dëshminë e tij për nominimin e tij si ambasador i SHBA-ve në Prishtinë nga Presidenti Joe Biden

Ambasadori Jeffry M. Hovenier para senatit ka thënë se për të do të ishte nder të shërbejë në një vend si Kosova ku SHBA ka luajtur rol në shtetndërtimin e tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Nëse konfirmohem si ambasador i SHBA-së në Kosovë do të ishte një nder i veçantë për mua që të shërbejë në një vend që ka dalë tmerret e ish-Jugosllavisë dhe spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit”.

Ai tha se SHBA ka luajtur rol thelbësor së bashku me partnerët evropian për të mbrojtur popullin e Kosovës dhe për ti mbështetur ata që të krijojnë një shtet demokratik dhe multietnik.

Sipas tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net, populli i Kosovës nuk e ka harruar asnjëherë rolin e SHBA-së dhe mbështetjen në këto 22 vjetet e fundit.

“Si rezultat i kësaj Kosova është një prej shteteve më pro-amerikane në botë dhe një partner i ngushtë. Pas zgjedhjeve demokratike të shkurtit qeveria e re mori mandatin dhe raportet SHBA-Kosovë vazhdojnë të jenë pozitive dhe produktive”, tha ai.

Ai po ashtu përmendi edhe zotimet që Kosova të strehojë 2 mijë afganë që kishin punuar me SHBA dhe aleatët e NATO’s.

Ndryshe, Hovenier është diplomat karriere. Ai aktualisht është zëvendës shef në Ambasadën e Shteteve të Bashkuar në Turqi.

Më parë si diplomat kishte shërbyer edhe në Berlinin e Gjermanisë, por edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Hovenier e njeh mirë Kosovën sepse gjatë karrierës së tij diplomatike ishte pjesë e stafit të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara për Statutin e Kosovës.

Nga Uashingtoni kishte shërbyer si drejtor për Evropën Qëndrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, poashtu edhe në Byronë e Departamentit të Shtetit, për punët (çështjet) e Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO’n dhe Evropës Qendrore.

Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, kishte dekoruar Hovenierin me Medaljen Presidenciale Jubilare të 10-vjetorit të Pavarësisë, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img