2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier: Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Hovenier në një postim në “X” ka shkruar se askush nuk duhet të harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur në Reçak.

“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, ka shkruar Hovenier.

Policia dhe ushtria serbe kanë kryer masakra të shumta gjatë viteve 1998 dhe 1999, por Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.

Kujtojmë se ish shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit, gjë që shtyu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë misionin ushtarak, pas të cilit forcat serbe u tërhoqën nga Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img