Avdullah Hoti i LDK-së ka reaguar ndaj refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur në prokurori, duke e cilësuar këtë veprim si përdhosje të shtetit dhe institucioneve të Kosovës, të cilat janë ndërtuar me sakrifica dhe mbështetje të parezervë nga miqtë ndërkombëtarë.
Sipas Hotit, veprimet e Kurtit po i vënë njollë rendit kushtetues dhe demokracisë në Kosovë, që konsiderohet si shembull në rajon dhe më gjerë.
Ai theksoi se ky nuk është rasti i parë që Kurti e dëmton imazhin e shtetit, duke përmendur edhe veprime të tjera të tij, si përdorimi i gazit në Kuvend dhe protestat para shpalljes së Pavarësisë.Hoti shtoi se barazia para ligjit është themel i demokracisë dhe nuk ka shpëtim nga drejtësia.