Site icon PrishtinaPress

Hoti: Veriu është pjesë integrale dhe e pandashme e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se veriu i Kosovës është pjesë integrale dhe e pandashme e Kosovës.

Ai gjatë një tryeze diskutimi në Mitrovicë me strukturat e LDK-se dhe me qytetare e aktiviste ka thënë që Kosova nuk është në gjendje emergjente.

“Është e vërtetë që nuk e ushtrojmë kontrollin e plotë shteteror në veri. Por, jemi te gatshëm të punojmë sado që nevojitet me qytetarët tanë në atë pjesë të Kosovës dhe me miqtë tanë ndërkombetare për të integruar atë pjesë në kuadër të zhvillimeve politike, ekonomike e sociale te Kosovës.

“Rrugë tjetër nuk ka. Dialogu është rruga e vetme. Promovimi i paqes është në fundament të veprimit tonë politik. Durimi dhe konsistenca do të na sigurojnë triumfin për qytetarët e Kosoves. Kosova nuk është në gjendje emergjente”, ka thënë Hoti.

Exit mobile version