0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Veprimet e Qeverisë të drejta, por s’e kanë përkrahjen e miqve – kjo politikë s’i shërben interesave të Kosovës

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova në çdo veprim në 30 vitet e fundit për ta mbrojtur shtetin ka pasur të drejtë, por që përpjekjet kanë pasur sukses “vetëm kur janë koordinuar dhe mbështetur nga miqtë euro-atlantikë”.

Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka të drejtë për targat, por që për kohën e ndërmarrjes së këtyre veprimeve “nuk e ka mbështetjen e miqve”.

Hoti ka shtuar se nëse veprimet e drejta të Qeverisë nuk e kanë përkrahjen e miqve, atëherë “kjo politikë e Qeverisë nuk i ka shërbyer interesave të shtetit të Kosovës”.

Postimi i Avdullah Hotit:

Kosova ka pasur gjithmonë të drejtë në çdo veprim që ka ndërmarrë në 30 vitet e fundit në përpjekjet e veta për të fituar fillimisht lirinë, e mandej shtetin e pavarur dhe fuqizuar sovranitetin shtetëror, rendin dhe ligjin. Por përpjekjet tona kanë pasur sukses vetëm kur janë koordinuar dhe mbështetur nga miqtë euro-atlantik. Ne e kemi shpallur njëherë pavarësinë në fillim të viteve të ‘90-ta. Mandej e kemi shpallur prapë më 2008, për shkak se herën e parë nuk ka pasur mbështetje nga miqtë.

Në veprimet e ndërmarra lidhur me targat e automjeteve në komunat në veri, Kosova ka plotësisht të drejtë. Këtë e kanë konfirmuar edhe miqtë. Por është e qartë se Kosova nuk e ka mbështetjen e miqve për kohën e ndërmarrjes së këtyre veprimeve.

Nëse këto veprime të Qeverisë, që janë të drejta por që nuk e kanë mbështetjen e miqve vetëm sa i përket kohës së ndërmarrjes së tyre, çojnë në situatë kur në vend të institucione të Kosovës aktivizohet KFOR-i e EULEX-i për të ruajtur rendin dhe sigurinë në ato komuna, atëherë është e qartë se kjo politikë e Qeverisë nuk i ka shërbyer interesave të shtetit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img