Deputeti i LDK-së Avduallah Hoti, në emisionin “60 minuta” të KTV-së, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.
Hoti ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri që ia heq sanksionet. Ai tutje është shprehur se beson se do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme sepse s’ka si të vazhdojmë me këtë qasje.
“Vendit i duhet një qeveri tjetër që ia heq sanksionet…Besoj se do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme sepse s’ka si të vazhdojmë me këtë qasje. Janë 300 milionë euro projekte të bllokuara, e edhe qasjen kritike të SHBA-së ndaj Kosovës…Procesi i dialogut është reduktuar në procesin e Asociacionit, e çështja e të pagjeturve është harruar”, ka thënë Hoti.