13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Vendimi i Qeverisë për rritje të pagave për kabinetin duhet të anulohet

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar koalicionin qeverisës se pse në kryesinë e sotme nuk thanë asnjë fjalë lidhur me grevat në arsim dhe shëndetësi.

Sipas tij, ata nuk folën asnjë fjalë për 360 mijë nxënës që nuk kanë nisur mësimin, për mijëra pacientë që presin trajtim, për shërbyesit civilë që kanë paralajmëruar greve e për minatorët e Trepçës që shprehin vërejtje për punësimet pa konkurs.

Hoti shkruan se kjo gjendje nuk duhet të vazhdojë kështu më tutje dhe se
vendimi i Qeverisë për rritje të pagave për kabinetin qeveritar duhet të anulohet.

Postimi i Hotit në facebook:

Kryesia e Kuvendit sot e caktoi seancën e re. Por, asnjë fjalë nga koalicioni i “punëve të mëdha” PAN lidhur me paralizimin e arsimit dhe të shëndetësisë. Rreth 360 mijë nxënës nuk kanë nisur mësimin. Mijëra pacientë janë në pritje të trajtimit shëndetësor për shkak të grevës së mjekëve. Shërbyesit civilë kanë paralajmëruar grevë. Minatorët e Trepçës shprehin vërejtje për punësimet pa konkurs.

Për këtë gjendje koalicioni i “punëve të mëdha” PAN nuk merr përgjegjësi. Mashtrimet elektorale iu kanë dalë sheshit.

Kjo gjendje nuk duhet të vazhdojë më tutje. Vendimi i Qeverisë për rritje të pagave për kabinetin qeveritar duhet të anulohet, sepse bie në kundërshtim me ligjin për financat publike dhe paraqet konflikt të interesit sipas vendimit të Agjencisë Antikorrupsion. Ligji për paga duhet të ri-shkruhet në konsultim të ngushtë me arsimtarët, mjekët, shërbyesit civil, policinë, zjarrfikësit, doganierët dhe inspektorët tatimorë, komunat dhe sektorët e tjerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img