Site icon PrishtinaPress

Hoti: Vazhdimi i dialogut me Serbinë, hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vazhdimi i dialogut me Serbinë është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke.

Hoti, në një shkrim të bërë në Twitter, ka shkruar se aktivitetet e koordinuara me SHBA-në dhe Richard Grenellin, janë duke thënë rezultatet e para.

“Aktivitetet e koordinuara me partnerët tanë, veçanërisht me Qeverinë e SHBA-së dhe Richard Grenellin, ka dhënë rezultatet e para, duke bërë që Serbia të ndalojë fushatën e saj të çnjohjeve. Vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke”, ka shkruar Hoti.

Exit mobile version