Site icon PrishtinaPress

Hoti tregon tri temat e tryezës së LDK-së, do të flitet edhe për zgjedhje të reja

Shumica e partive politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e thirrur nga LDK-ja, që mbahet të mërkurën në orën 13:00 në Kuvendin e Kosovës.
LDK-ja vlerëson se vendi ka hyrë në krizë institucionale dhe politike, veçanërisht pas humbjes së shumicës në Kuvendit e Kosovës të koalicionit qeverisës.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka treguar tri temat që sipas tij është në interesin më të mirë të qytetarëve që partitë politike të arrijnë koncensus.

“(i) Temat e rëndësisë nacionale,
(ii) Parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave, pavarësisht kush qeveris, si dhe
(iii) Përgatitjet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike, për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice” janë tri kërkesat për konsensus nga LDK-ja me partitë e tjera.

Exit mobile version