Home Uncategorized Hoti tregon nëse Haradinaj mund të ekstradohet nesër sipas Konventës për Ekstradim

Hoti tregon nëse Haradinaj mund të ekstradohet nesër sipas Konventës për Ekstradim

Me dekret të presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, të hënën ka marrë shtetësinë shqiptare ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mirëpo, marrja e shtetësisë shqiptare hapi debatin se Haradinaj mund të ekstradohet në Shqipëri. Serbët thanë se Haradinaj nuk mund të ekstradohet në Shqipëri pasi Serbia po e kërkon atë.

Ndërsa, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti i tha lajmi.net, se Franca nuk ka të drejtë sipas Konventës për Ekstradim, të ekstradojë shtetas të huaj. Pra, profesori tha se Haradinaj është shtetas i Kosovës dhe se Franca nuk mund ta ekstradojë atë në Serbi.

“Konventa për të ekstradim e 1957 nuk lejon që shtetet të ekstradojnë shtetasin e huaj. Haradinaj është shtetas i Kosovës dhe nuk ka të drejtë, sipas konventës, Franca ta ekstradoj në Serbi”, u shpreh Hoti.

Sipas profesorit të së Drejtës Ndërkombëtare, ekziston vetëm një rrezik, “sepse Serbia thotë se është shtetas i imi, shtetas i Serbisë, mbi këtë bazë ekziston rreziku me e ekstrau”.

“Përndryshe në rrethana normal kur është shtetas i Kosovës ose në këtë rast i Shqipërisë, pasi është edhe anëtare e Europol-it, Franca nuk ka të drejtë të dorëzoj shtetasin e huaj”, tha në fund Afrim Hoti.

Exit mobile version