Site icon PrishtinaPress

Hoti tregon kur do të dalin pagesat e pakos emergjente të mbetura për gjysmë

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se pavarësisht zhvillimeve, dinamika e punës së Qeverisë nuk do të ndikohet.

Ai tutje ka njoftuar se po sa të hyjë në fuqi ligji për rishikimin e buxhetit, do të ekzekutohen të gjitha pagesar e pakos emergjente të mbetura përgjysm.

Gjithashtu, ai ka bërë me dije se së shpejti do të licencohen edhe spitalet dhe laboratoret private për të kryer testime.

Shkrimi i plotë:

Qeveria mbetet e fokusuar ne dy prioritetet e saj, lufta kunder COVID-19 dhe rimekembja ekonomike. Pavaresisht zhvillimeve, dinamika e punes se Qeverise nuk do te ndikohet.

1. LUFTA KUNDER COVID-19: Sot mbahet mbledhja e Komitetit ku diskutohen detyrat e secilit institucion ne kuader te Planit te Reagimit Kombetar, qe ka per qellim bashkerendimin e punes te te gjitha institucioneve te perfshira ne menaxhimin e pandemise. Ministri i Shendetesise dhe Drejtori i SHSKUK-se jane duke u angazhuar me te gjitha kapacitetet per krijimin e shtreterve shtese per rastet qe mund te paraqiten. Po punojme edhe me donatore dhe vende mike per te krijuar keto kapacitete sa me pare, perfshire edhe kapacitetet testuese shtese. Se shpejti licencohet edhe spitalet-laboratoret private per te kryer testime. Mbikeqyrja e zbatimit te masave do te vazhdoje pa pardon.

2. RIMEKEMBJA EKONOMIKE: Ministrat e resoreve ekonomik kane marre detyrat per te bere pergatitjet per zbatim te masave per ndihme qytetareve dhe bizneseve. Sapo te hyne ne fuqi ligji i buxhetit do te nisim me pagesat e mbetura pergjysme. Presim qe Kuvendi te miratoje kete jave edhe ligjin per rimekembje ekonomike per te hapur rruge per zbatim te te gjithe pakos per rimekembje ekomomike.

Krahas ketyre, Kosova po shihet si faktor stabiliteti ne rajon dhe me gjere per shkak te qasjes kontruktive, te matur dhe te koordinuar me miqte tane sa i perket dialogut, marredhenieve regjionale dhe marredhenieve nderkombetare.

Exit mobile version