1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti thotë se të hyrat gjatë vitit 2016 u rritën 9,5 për qind

Ministri i Financave,  Avdullah Hoti, para mediave sot ka bërë prezantimin e përmbylljes së vitit 2016 dhe objektivat për vitin 2017 të Ministrisë së Financave.

Hoti bëri të ditur se viti 2016 është përmbyllur me sukses të jashtëzakonshëm, ku sipas tij të hyrat janë rritur me 9,5% në krahasim me vitin 2016, transmeton Klan Kosova.

“Të hyrat janë rritur me 9,5% krahasuar me 2015. Të hyrat nga Dogana dhe ATK-ja janë rritur me 12% dhe kanë arritur në 1,438 mil euro, që është 154 mil euro më shumë se më 2015. Të hyrat nga Dogana janë rritur me 10.5% (100 mil më shumë). Të hyrat nga ATK-ja janë rritur me 16.1% (54 mil më shumë). Të hyrat vetanake kanë qenë për 3.6% më të ulëta se në vitin paraprak, në veçanti tek komunat. Të hyrat tjera jo-tatimore kanë qenë: taksa koncesioneve nga Aeroporti një rritje prej 17.6%, tantiema nga shfrytëzimi i resurseve natyrore një rritje për 2.8%, dividenta nga PTK nuk është inkasuar asgjë”, shtoi ministri Hoti.

Ndërsa, sa i përket shpenzimeve ai bëri të ditur se “Shpenzimet kanë shënuar rritje prej 6,9% krahasuar me vitin paraprak dhe kanë arritur në 1,682 mil euro, apo 108 mil euro më shumë se vitin paraprak. Kjo rritje ka ardhur kryesisht nga rritja e subvencioneve dhe transfereve dhe shpenzimeve kapitale. Shpenzimet janë ekzekutuar me normë prej 96.4% krahasuar me shpenzimet e planifikuara.

Sipas, ministrit Avdullah Hoti viti 2016 është mbyllur me 270 milionë euro bilanc bankar, që është për 10 milionë euro më shumë se vitin paraprak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img