Site icon PrishtinaPress

Hoti thotë se s’është hera e parë që Bislimi mungon në komisione, i reagon këshilltari Kadiu: “Razumem”

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk është hera e parë që zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi që nuk raporton në Komisione të Kuvendit, teksa ka shtuar se ‘është për keqardhje degradimi i dialogut’.

“Nuk është hera e parë që kryenegociatori i Kosovës për dialog nuk raporton në Komisione të Kuvendit”, shkroi Hoti.

Hoti potencoi se raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun është obligim kushtetues.

“Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues. Nuk është mund t’i iket kësaj përgjegjësie”.

“Është për keqardhje degradimi i dialogut nga takimet e nivelit më të lartë në Uashington e Bruksel për “Marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, në dialog nëpër hotele të plazheve, në Bratisllavë e në Ohër për marrëveshje të ndërmjetme që e lënë problemin hapur për dhjetë vitet e ardhshme”.

Për këto ‘akuza’ ka reaguar këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu, i cili i ka thënë Hotit, se paragrafi i parë nuk është i vërtetë, për të dytin që komisioni për integrim evropian nuk është për për dialog, teksa për për të tretin e përshkruajti me një fjalë.

“Paragrafi i parë: nuk është e vërtetë. Paragrafi i dytë: ju lutem dikush ta informojë z. Hoti që komisioni për integrim evropian nuk është për raportim për dialog, por për integrim evropian. Paragrafi i tretë: …”razumem””, shkroi Kadiu.

Exit mobile version