-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Hoti thotë se Haziri s’po flet në emër të LDK-së për kufijtë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për çështjen më të përfolur të javëve të fundit në vend, atë të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë.

Ai ka komentuar mbështjen që nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka dhënë presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh”.

Hoti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se deklaratat e nënkryetarit të partisë, Haziri, për ndryshim kufijsh, përbëjnë vetëm qëndrimin e tij personal.

“Haziri në disa prononcime publike e ka shprehur si opinion të tij, dhe ka deklaruar publikisht se e respekton qëndrimin e LDK-së”, është shprehur Hoti.

“Ne jemi për ruajtjen e shtetësisë, në kufijtë që është, dhe për konsolidimin e shtetësisë në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar ai.

I pyetur se si e sheh daljen e Hazirit me qëndrim të ndryshëm nga partia, Hoti është përgjigjur: “Do të dëshironin që jo vetëm brenda LDK-së, por edhe në krejt shtetin të ketë unitet”.

“Ka zëra të ndryshëm që nuk janë krejt në dakordancë”, ka theksuar ai, duke shtuar se ata në fund të fundit e respektojnë qëndrimin zyrtar të LDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img