Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se ka pranuar një letër nga Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Ai tha se do të respektojnë marrëveshjet për lëvizjen e lirë dhe se në proces të dialogut do të diskutohen të gjitha çështjet e hapura.
Megjithatë, Hoti shtoi se do t’i përgjigjet Lajçakut, e secila kërkesë për vizitë do të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë në të cilën po kalon Kosova.
“Marrëveshjet i respektojmë sigurisht, jemi pro lëvizjes së lirë, po punojmë në proces të dialogut që të përmbyllim të gjitha çështjet e hapura, po nganjëherë janë mjaft të ndishme, kam pranuar letrën nga Lajcak do t’i përgjigjem, çdo kërkesë për vizitë do të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë në të cilën do të kalojmë”, ka shtuar ai.
Si reagim i qëndrimit zyrtar dhe të vendosur të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i deleguari special i BE-së për Dialogun me Serbinë Mirosllav Lajçak i ka dërguar letër zyrtare kryeministrit, Avdullah Hoti në shenjë proteste për moslejimin e vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Kosovë.