-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Të jesh LDK do të thotë të punosh me atdhetarë e profesionist, jo me agjentë të shërbimeve fatkeqe e me batakçinjë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar me rastin e 33 vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Rahovec. Hoti ka thënë se i kujton më mirënjohje gratë e burrat e Rahovecit që iu bashkuan Ibrahim Rugovës në rrugëtimin për Kosovën e pavarur.

Hoti thotë se të jesh anëtar i LDK-së do të thotë të jesh pasues i Rugovës dhe jo i politikanëve mashtrues. Sipas Hotit një element tjetër i pasuesve të Rugovës është thënia e të vërtetës edhe kur ajo të kushton politikisht dhe gjithashtu edhe puna e ngushtë dhe mirënjohja për miqtë dhe jo gënjeshtrat ndaj tyre.

Deputeti i LDK-së tutje ka shkruar se të jesh anëtar i LDK-së do të thotë të punosh me atdhetarë dhe profesionist dhe jo me agjentë të shërbimeve fatkeqe dhe me njerëz të paditur.

“Të jesh anëtar i LDK-së duhet të besosh në këto vlera me mish e me shpirt, edhe kur të shajnë e sulmojnë ty e familjen, edhe kur je në opozitë e edhe kur je në krye të pushtetit, edhe kur i merr 60% e edhe kur bie në 12%. Sepse e vërteta, e drejta dhe qasja dinjitoze gjithmonë mbizotërojnë, siç po dëshmohet çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Hoti.

Reagimi i plotë:

33 vjet të degës të LDK-së në Rahovec — mirënjohje e përulje ndaj grave e burrave të Rahovecit me rrethinë që iu bashkuan Presidentit Rugova para 33 vitesh në rrugëtimin për Kosovën e pavarur. Urime të gjithë anëtarëve e votuesve të LDK-së nga të gjitha lokalitetet e Rahovecit.

Të jesh anëtar i LDK-së do të thotë të jesh pasues i Rugovës e jo i politikanëve mashtrues; të jesh gardian i shtetit të Kosovës e jo shkatërrues i tij; të thuash të vërtetën edhe kur të kushton shtrenjtë politikisht; të punosh me miqtë dhe të jesh mirënjohës ndaj tyre e jo t’i gënjesh e mashtrosh; të punosh me atdhetarë dhe profesionistë e jo me agjentë të shërbimeve fatkeqe e me batakçinjë e të paditur; të respektosh liritë individuale dhe besimin e secilit e jo fanatizmin e dogmat e çfarëdolloji; të respektosh përjekjet e secilit dhe mekanizmin e tregut social e jo kontrollin e shtypjen e biznesit dhe fitimeve të tyre.

Të jesh anëtar i LDK-së duhet të besosh në këto vlera me mish e me shpirt, edhe kur të shajnë e sulmojnë ty e familjen, edhe kur je në opozitë e edhe kur je në krye të pushtetit, edhe kur i merr 60% e edhe kur bie në 12%. Sepse e vërteta, e drejta dhe qasja dinjitoze gjithmonë mbizotërojnë, siç po dëshmohet çdo ditë e më shumë.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img