2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Hoti tallet në Kuvend: Ky është shumë inteligjent

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka analizuar gjendjen ekonomike në vend, gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Në fjalën e tij, në Kuvendin e Kosovës, ish-kryeministri Avdullah Hoti ka shpalosur statistikave, sipas të cilave, përshkruajnë negativisht ekonominë kosovare.

Hoti thotë se është zvogëluar importi me Shqipërinë, ndërsa është rritur ai me Serbinë.

“Nëse shihen importet vetëm me vendet e rajonit, po e marrë vetëm muajin gusht, në krahasim me gushtin e vitit paraprak, do ta shihni se nga Shqipëria janë zvogëlu importet për 10 për qind, por nga Serbia janë rritur për 30 për qind”, thotë Hoti.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se me këto shifra, Deputeti Hoti po dezinformon.

Ish-kryeministri Hoti, duke ironizuar, tha se zvkryeministri është shumë inteligjent.

‘’Zv. Kryeministri është shumë inteligjent. Besoj që i kupton krejt rrethanat edhe mundohet me i interpretu me inteligjencën e tij, por unë i shoh shifrat. Unë s’jam inteligjent sa është ky. Shifrat tregojnë që ky ia ka thy rekordet vetes’’, tha Hoti./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img