Site icon PrishtinaPress

Hoti takon Escobarin në ShBA

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar se sot është takuar me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Hoti ka thënë se me Escobarin ka biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin e nevojshëm me SHBA-në.

“Me z. Escobar biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozutën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë!”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

Exit mobile version