3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Sipas Konjufcës, Qeveria s’është dashur ta pranojë draftin e Asociacionit, por e pranoi – çfarë po ndodh?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili e vlerësoi si të gabuar dorëzimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ana e BE-së.

Hoti shkroi në Facebook se “kjo nënkupton se Qeveria e Kosovës do të duhej ta kthente prapa draftin e pranuar nga BE-ja me arsyetimin se do të përgatisë vetë atë”. Por, ai shton se “Qeveria e Kosovës e ka pranuar draftin dhe ka dërguar komente”.

“Kreu i Kuvendit të Kosovës deklaroi se, duke qenë se është detyrë e Qeverisë së Kosovës të përgatisë draftin e statutit të Asociacionit, atëherë BE-ja nuk është dashur t’i dorëzoj Qeverisë së Kosovës kurrfarë drafti. Rrjedhimisht, kjo nënkupton se Qeveria e Kosovës do të duhej ta kthente prapa draftin e pranuar nga BE-ja me arsyetimin se do të përgatisë vetë atë. Por, Qeveria e Kosovës e ka pranuar draftin dhe ka dërguar komente”, shkroi Hoti.

“Çfarë po ndodh?! Çfarë lidershipi është ky?!”, ka pyetur ai.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img