Site icon PrishtinaPress

Hoti: Si mund të lavdërohet Kurti kur ekonomisë i mungojnë rreth 500 milionë euro?

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me anë të një postimi në Facebook pyet se si mund të lavdërohet kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, për qeverisjen e tij kur ekonomisë së Kosovës sot i mungojnë rreth 500 milionë euro për shkak të rënies së investimeve kapitale më 2021 dhe 2022?!

Hoti tutje vlerëson se në dy vjet të qeverisjes asgjë nuk është punuar dhe se miliona euro janë zhvlerësuar nga inflacioni për shkak se janë mbajtur të pashpenzuara në llogarinë bankare të Qeverisë.

Deputeti i LDK-së radhiti edhe disa shembuj të sektorëve me investime kapitale në krahasim me vitin 2021:

– Objektet arsimore -27%

– Objektet sportive -54%

– Rrugët – autostradat -46%

– Rrugët – regjionale -35%

– Rrugët – lokale  -25%

– Ujësjellës        -52%

Tutje Hoti shprehet se një çoroditje ka ndodhur tek investimet kapitale në dy vjetët e fundit.

“Janë 88 milionë euro që janë paguar avanse për investime kapitale, që është shumëfish më shumë se në qeveritë paraprake. Besoj se Qeveria duhet dhënë shumë sqarime se me çfarë arsyetime i ka paguar këto avanse. Kur hiqet pagesa për avance, atëherë investimet kapitale janë 21% më të ulëta se vitin paraprak, ndërkaq shkalla e realizimit të tyre është vetëm 47%”, përfundoi ai.

 

Exit mobile version