Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se pika e demarkacionit është shtyer për seancat e ardhshme.
Për Hotin ky nuk ka qenë vendim i duhur.
“Kështu nuk mund të vazhdohet, po iu bëhet dëm qytetarëve të vendit”, është shprehur Hoti.
Ai ka shtuar se kanë kërkuar që demarkacioni të enjten të vihet në rend dite.