-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë kritikuar sërish drejtuesit e institucioneve të Kosovës.

Deputeti i LDK-së ka thënë se shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, sepse, sipas tij, sot shtëpie nuk ka momentalisht.

“Këta demagogë heqin dorë nga dialogu për njohje reciproke, që kishte nisur në qeverinë paraprake në koordinim me aleatët, e që zhvillohej në Bruksel e Uashington.

Dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private. Arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit, të cilin e kishin kundërshtuar dhunshëm, në këmbim të disa obligimeve gjysmake, abstrakte e të paverifikueshme që pala serbe duhet të përmbushë.
E tash ankohen e “kërcënojnë” aleatët pse ata po i kushtëzojnë proceset euro-integruese të Kosovës me respektim të kësaj marrëveshje.
Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img