Site icon PrishtinaPress

Hoti: Shtesat e Kurtit për policinë, dukshëm më të ulëta se të mëparshmet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për shtesat për zyrtarët policorë.

Sipas Hotit, këto shtesa janë dukshëm më të ulëta sesa ato që kanë qenë më parë.

“Shtesat për zyrtarët e policisë, të propozuara nga Kurti pas 10 muajve vonesë, janë dukshëm më të ulëta krahasuar me shtesat e mëparshme”, ka thënë Hoti.

“Kjo vonesë dhe ulja e tyre përbëjnë nëpërkëmbje të përkushtimit të të gjithë burrave dhe grave në Policinë e Kosovës që janë në shërbim të rendit, ligjit dhe sigurisë kombëtare në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

Exit mobile version