Site icon PrishtinaPress

Hoti: Shqetësuese të dëgjosh që KEK ka rritur fitimet, atëherë pse është rritur dy herë çmimi i energjisë?

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti thotë se është shqetësuese ta dëgjosh nga mazhoranca se KEK-u ka realizuar fitim në vitin 2022 për 61% më të lartë se vitin paraprak.

Ai pyet se pse është rritur dy herë çmimi i energjisë.

Reagimi i plotë:

Shqetësuese ta dëgjosh nga mazhoranca se KEK-u ka realizuar fitim në vitin 2022 për 61% më të lartë se vitin paraprak. Unë pyes: pse është rritur dy herë çmimi i energjisë?!Për të rritur fitimet e KEK-ut?!Normalisht, çmimi i energjisë që caktohet nga ZRrE-ja duhet të mbulojë shpenzimet e operimit dhe investimet e nevojshme nga ndërmarrjet e energjisë, e jo fitimet e tyre./PrishtinaPress/

Exit mobile version