Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka vdekur në orët e para të së hënës.
E familjes së Qerkinit i ka shprehur ngushëllime Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur.
Hoti tha se Qerkini me përkushtim dhe kurajo u bë zëri i shumë familjeve që presin të vërtetën për të zhdukurit.
“Baca Bajram u largua nga kjo botë pa marrë përgjigjen që kërkoi për vite me radhë për djalin e tij, por angazhimi dhe trashëgimia e tij do të jetojnë përherë”, ka shkruar Qerkini në Facebook.