Site icon PrishtinaPress

Hoti shkon në Izrael: Njohja nga ky shtet ishte historike pasi ndodhi prej Shtëpisë së Bardhë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkuar në vizitë zyrtare në Izrael duke i prirë Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael të Kuvendit të Kosovës.

Hoti ka qenë nënshkrues i marrëveshjes së Uashingtonit, prej të cilës Izraeli e kishte njohur Kosovën, në vitin 2020.

E atë njohje, Hoti e cilëson si historike, duke shtuar se Kosova ke nevojë për raporte më të ngushta me Izraelin.

Vëmendjen e vendosi te çështjet e ekonomike, që sipas deputetit të LDK-së, mundësitë janë të pafundme.

”Në dy ditët në vijim, bashkë me kolegët e Grupit të Miqësisë, do të takojmë Kryetarin e Kuvendit të Izraelit, Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Grupin homolog të Miqësisë. Do të vizitojmë disa qendra për hulumtime strategjike dhe të sigurisë në Jerusalem”.

“Në këtë vizitë historike në Izrael na bashkohen edhe një grup i bizneseve të Kosovës, të cilat do të vizitojnë odat ekonomike në Izrael dhe do të zhvillojnë takime individuale me biznese për të parë mundësitë e bashkëpunimit. Delegacioni i bizneseve është nën organizimin e Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, që operon tash e një vit në Prishtinë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Jam shumë i kënaqur që kjo vizitë po bëhet realitet. Njohja e Kosovës nga Izraeli ka qenë historike edhe për faktin se ka ndodhur drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë. Tani na duhet të punojmë shumë që marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin të jenë shumë të ngushta, në veçanti në sferën ekonomike ku mundësitë janë të pafundme.  Si Kryetar i Grupit të Miqësisë, unë do të jem shumë i angazhuar dhe do të punoj me të gjitha palët që kjo të arrihet sa më parë“, ka thënë ai. 

Exit mobile version