Site icon PrishtinaPress

Hoti shkarkoi të emëruarit e Albin Kurti dhe të PAN’it nga pozitat e larta

“Operacioni fshesa” po quhet veprim i djeshëm i kryeministrit Avdullah Hoti për të larguar nga pozitat tre krerët e institucioneve tejet të rëndësishme të Kosovës.

Fillimisht kryeministri Hoti shkarkoi drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn, i cili ishte emëruar në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga PDK-AAK-NISMA.

Kjo u kritikuar nga Vetëvendosje, të cilën e quajtën si hakmarrje ndaj arrestimit të Haki Rugovës, njëjtë e quajti edhe PDK’ja.

Por, vetëm pas disa ore, kabineti i kryeministrit Hoti njoftoi se ka shkarkuar edhe drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezajn, i cili njëjtë sikurse Qalaj ishte emëruar gjatë qeverisjes së PAN-it.

Njeriu i tretë që është shkarkuar dje nga Hoti është shefi i Doganave, Ibrahim Xhaka i cili ishte emëruar gjatë kohës sa Albin Kurti ishte kryeministër i Kosovës.

Ndaj këtyre shkarkimeve nuk u prononcua Hoti, vetëm thanë se ka pasur nivel të dobët të performancës.

Kujtojmë se tradita e politikanëve në Kosovë po vazhdon, secila parti që vjen në pushtet emëron njerëzit e vet nëpër pozitat kyçe të shtetit.

Exit mobile version