2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Së shpejti fillojmë bisedat me partitë politike për postin e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se bisedat për postin e presidentit do të fillojnë së shpejti.

Hoti në një konferencë për media, ka thënë se rruga kushtetuese është e qartë.

“Besoj që kjo çështje do të marrë udhë, për disa ditë fillojmë bisedat me gjithë spektrin politik, për ta parë se si mund ta kalojmë këtë situatë. Rruga kushtetuese është e qartë, besojmë në një zgjidhje që është më e mira për vendin”, pohoi Hoti.

Theksojmë se postin e presidentes aktualisht është duke e ushtruar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani është emëruar u.d e presidentes, pas dorëheqjes që ka dhënë ish-presidenti Hashim Thaçi, ku arsye për këtë ishte konfirmimi i aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img