Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës elektrike prej 15%.
Ky i fundit tha se Ministri është gëzuar se e ka mbyllur vitin 2022 me suficit, e që sipas tij ka harruar që suficiti është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale, transmeton IndeksOnline.
Postimi i plotë:
● 23 janar 2023 — Tatimi në pronë u rrit 100% për shumë familje.
● 30 mars 2023 — Energjia elektrike u rrit 15.4%.
Urime!!! Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti. Është gëzuar se e ka mbyllur vitin 2022 me suficit. Ka harruar se suficiti është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale.