Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se sipas raportimit të Ministrit të Financave, është vërtetuar se asnjë cent s’është paguar për dëmet e shkaktuara nga vërshimet më 27 janar të këtij viti.
Hoti ka thënë se s’janë paguar as dëmet e vitit 2022, shkruan Express.
Deputeti i LDK-së ka thënë se Kuvendi i Kosovës në mars të vitit 2023 ka ratifikuar marrëveshjen me Bankën Botërore ku një pjesë e mjeteve janë paraparë për kompensim të dëmeve.
Reagimi i plotë:
Në raportimin e Ministrit të Financave, u vërtetua se asnjë cent nuk është paguar për dëmet nga vërshimet e ndodhura më 27 janar 2023, dëme në vlerë prej 23.5 mil euro, ku janë dëmtuar 1,253 familje/shtëpi, 214 biznese dhe 582 ekonomi bujqësore.
Nuk janë paguar as dëmet e vitit 2022, në shumë prej 7.2 mil euro.
Për dijeni, Kuvendi i Kosovës në mars 2023 e ka ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore, ku një pjesë e mjeteve janë paraparë për kompenzim të dëmeve